Vizioni për Gjilanin

Fatoni sjellë një vizion të kjartë dhe të implementueshëm për Gjilanin nën udhëheqjen e tij. Ai beson se për të patur sukses, secila politikë publike duhet që “të jetë teknikisht korrekte, praktikisht e zbatueshme, dhe politikisht e përkrahur.”             

Ne e dijmë se si ka funksionuar qeverisja jonë lokale deri më tani. Edhe nëse njëra parti në kuvend komunal ka paraqitur një ide sado të mirë, partia tjetër për inate politike nuk e ka përkrahur atë. Kjo fatkeqësi e politikës në komunën tonë – inatet dhe teket politike ndërpartiake apo brenda të njejtës parti – kanë sjellur edhe deri tek bllokimi total i punës së kuvendit komunal. Në vend se të merret me problemet e qytetarëve, kuvendi është marrë me vetvetën.             

Sidoqoftë, e kaluara është një pervojë e keqe e qeverisjes lokale në Gjilan. Arsyet janë të shumta. Mirëpo, ajo që duhet sjellur tani është dika e re – ndryshime thelbësore. Një vizion i ri, teknikisht korrekt, i realizueshëm, dhe politikisht i përkrahur.  Ky është pikërisht edhe qëllimi i Fatonit.  I vetmi interes për Fatonin është mirëqenja e banorëve të komunës së Gjilanit. Ai ka hyrë në këtë garë për të vënë gjithë kapacitetet e tija në shfrytëzim të bashkëvendasëve të tij, dhe assesi për ndonjë qëllim a interes personal, pasi që shkollimi i tij, eksperienca, lidhjet me SHBA-të, dhe shtetësia e huaj i mundësojnë të ketë punë dhe jetë private luksoze.  Mirëpo, Fatoni nuk është kënaqur asnjëherë me të arriturat e tij individuale. Atij më shumë përshtypje i japin të arriturat shoqërore. Prandaj, edhe i është kthyer Gjilanit, dhe tani do të varet nga gjilanasit se a do t’ia mundësojnë Fatonit të krijojë një Gjilan përparimtar dhe të zhvilluar si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin shoqëror.             

Vizioni i Fatonit për Gjilanin bazohet në integritet, efektshmëri, dhe seriozitet profesional të qeverisjes se ardhshme të Gjilanit nën lidershipin e tij.  

Pikat Kryesore dhe Prioritare të Fatonit për Gjilanin: 

Një rini më e ngritur, një e ardhme më e ndritur – ka qenë moto me të cilën Fatoni e ka identifikuar ORSH-në gjatë kohës që e ka udhëhequr atë me sukses të plotë. Edhe sot, rinia mbetet njëra ndër prioritetet e tij. Vizioni i Fatonit për Gjilanin, parasheh krijimin e mundësive për shkollim adekuat, punë praktike dhe punë të rregulltë për të rinjtë gjilanas përmes realizimit të projekteve të ndryshme me bashkëpunëtorë nga SHBA-të dhe Kanadaja, qoftë përmes investimeve direkte, qoftë përmes granteve. Rinia është e ardhmja, prandaj investimi kryesor duhet të bëhet për të.

Më konkretisht, vizioni i Fatonit për rininë, ndër të tjera, parasheh:
- ndërtimin e një Qendre Rinore (projekt konkret) në Gjilan përmes një granti nga YMCA për të cilin Fatoni veq është duke punuar;
- dhënien e bursave për studentë (projekt konkret) të dalluar të komunës për studime në vend dhe jashtë (përmes zgjerimit të Programit të Bursave Arsimim për Paqe, që Fatoni veq është duke e implementuar (www.bislimi.org),  dhe programeve tjera);
- krijimin e mundësive për punë praktike dhe të rregulltë në institucionet lokale dhe ato të huaja për të rinjtë gjilanas;  

Efektshmëria e Qeverisë Lokale – arrihet përmes një lidershipi jopolitik në krye të komunës. Si kryetar, Fatoni nuk do të varej nga partia për të bërë zgjedhjet e duhura të njerëzve për qeverisjen lokale. Si jopartiak, ai do të bashkëpunonte me të gjithë anëtarët e kuvendit komunal dhe do të siguronte një administratë lokale të efektëshme dhe profesionale.  Të gjithë njerzit në pikat udhëheqëse të administratës lokale do të bëheshin vetëm në bazë të meritave dhe profesionalizmit, e asseni ne baza te favoreve e pazarllëqeve të ndryshme partiake a politike.  Ndërsa, punëtorët e administratës lokale do të ndihmoheshin për kualifikim të mëtutjeshëm përmes trajnimeve dhe mundsive për shkollim, dhe do t’u jepej mundësi e punës në vazhdimësi vetëm në baza meritore dhe profesionale.  

Sistemi i Arsimit – do të ishte gjithashtu një prioritet i rëndësisë së veçantë. Vetëm nën lidershipin e një njeriu jopartiak dhe profesionist e me integritet siç është Fatoni, mund të arrihet depolitizimi i arsimit në Gjilan. Duke e ditur fare mirë rëndësinë e shkollimit kualitativ, Fatoni do të udhëheqte një politikë të orientuar në rezultate konkrete për arsiminn, ku ndër të tjera, parashihen:
- ndërtimi i shkollave të reja aty ku ka nevojë në komunë përmes thithjes së donacioneve të ndryshme nga jashtë që Fatoni ka mundësi t’i marrë për shkak të njohjes së tij të mirë të punës më donatorë të jashtëm, dhe përvojës në SHBA, pasi që buxheti i komunës është mjaft i limituar.  Projekt konkret për të cilin Fatoni veq ka inicuar sigurimin e fondeve është ndërtimi i shkollës për banorët e lagjës në mes rrugës qarkore dhe Livoqit;
- përmirësimi i kushteve mësimore nëpër shkolla – inventar, laboratore, dhe kopshte sportive;
- stimulimi i mësimdhënësve për punë të suksesshme përmes granteve pagesore suplementare ndaj tyre, mundësive për kaulifikim dhe trajnim të mëtutjeshëm, mundësi më të mëdha ekonomike, etj. Kjo do të mund të arrihej përmes një alokimi më të favorshëm të buxhetit (duke ulur dukshëm shpenzimet e panevojshme administrative).
 

Shëndetësia, Policia, Gjyqësia, dhe Shërbimet Publike – janë esenciale për një komunë funksionale. Prandaj, për këto kategori parashihen politika publike shumë të favorshme, ndër të tjera:

- investime kapitale në përmirësimin e kushteve të spitaleve dhe ambulancave në komunë (edhe përkundër buxhetit të varfër të komunës, këtë Fatoni mund ta arrijë përmes granteve nga The Bill and Melinda Gates Foundation për përmirësimin e shëndetësisë nëpër botë, gjë që të tjerët e kanë vështirë ta bëjnë);
- dhënie të granteve pagesore suplementare për punonjësit e shëndetësisë, policisë, gjyqësisë, dhe shërbimeve publike (përmes një alokimi më të drejtë buxhetor dhe përmes shfrytëzimit të vetëm atyre fondeve kapitale që parashikohen në buxhet por që janë siguruar nga jashtë);
- krijim të mundësive dhe politikave më të mira për sigurinë në punë për pjesëtarët e SHPK-së (përmes krijimit të Fondit Komunal Sigurues për SHPK-në – projekt konkret) që do t’i vazhdonte rrogën ndaj familjes së secilit polic të rënë apo të invaliduar në detyrë.

Pensionistët dhe Nevojtarët – janë kategori e shoqërisë që kërkojnë kujdes të veçantë. Për këto kategori parashihen politika publike që do të përmirësojnë dukshëm mirëqenjen e tyre dhe të familjeve të tyre përmes përkrahjes më të madhe institucionale ndaj veprimtarisë së Qendrës Sociale, e cila ndër të tjera do t’u mundësonte atyre qasje më të lehtë në institucione, shkolla, strehim, punësim, shëndetësi, etj.

Sporti, Kultura, Religjioni dhe Shoqëria Civile – përbëjnë një pjesë esenciale të jetës shoqërore, dhe si të tilla do të zënë vendin e duhur në punën e qeverisjes lokale, ku ndër të tjera, parashihen:

- krijimi i lidhjeve në mes klubeve sportive lokale me ato ndërkombëtare;
- përkrahja ndaj zhvillimit të sporteve në komunë;
- projekt konkret: ndërtimi i parkut sportiv në lagjen Dardania (për të cilin Fatoni veq ka idenfitikuar edhe donatorin eventual – Astros Foundation nga Houston, Texas)
- përkrahja ndaj aktiviteteve kulturore dhe atyre të shoqërisë civile përmes programeve të posaqme të qeverisjes lokale;
- ofrimin e mundësive për qasje të shoqërisë civile e gazetarëve në punën e komunës;
- projekt konkret: ndërtimi i Press Qendres në Gjilan
- krijimi i frymës tolerante dhe bashkëpunuese me institucionet fetare në komunë, dhe përkrahja ndaj tyre si përfaqësues komuniteti.
 

Zhvillimi Ekonomik Lokal dhe Infrastruktura – zhvillimi ekonomik është pa dyshim edhe thelbi i një progresi të gjithëmbarshëm të komunës. Për këtë, do të krijohet një grup i posaqëm punues i përbërë nga ekspertë vendorë dhe të huaj që do të hartojë strategjinë e zhvillimit ekonomik lokal të Gjilanit. Kjo strategji do të bëhej publike nëpër konferenca të donatorëve dhe do të shërbente si bazament për thithjen e donacioneve dhe kredive kapitale, veçanërisht nga Programi për Zhvillim Lokal i Kombeve të Bashkuara. Si prioritete në këtë plan të zhvillimit ekonomik lokal, ndër të tjera, do të ishin:

- përmirësimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i rrugëve rurale;
- shfrytëzimi i pasurive natyrore të Gjilanit (si ujrat termale);
- investimet kapitale në ujësjellës dhe kanalizim (projekt konkret: mbulimi i lumit të ujrave të zeza të qytetit dhe krijimi i një Plantacioni të Trajtimit të Ujrave të Zeza);
- bërja e Gjilanit atraktiv për investime të huaja (projekt konkret: thithja e investimeve Amerikane dhe Kanadeze pasi që veq ekzistojnë lidhjet në mes Fatonit dhe bizneseve të interesuara për investime të tilla nga këto vende), që si rezultat do të krijonte vende te reja të punës;
- zbutja e papunësisë përmes krijimit të mundësive për punë sezonale jashtë vendit (projekt konkret: punësimi i gjilanasëve në punë sezonale në Kanada, pas bisedimeve të suksesshme që Fatoni ka patur më zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Imigracionit të Provincës së Manitobës në Kanada, gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare atje në Shtator 2007);
- përkrahje për zhvillim të mëtutjeshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, dhe krijim të mundësive për bashkëpunim dhe tregëti të këtyre produkteve vendore në tregun rajonal.

Posted on Nëntor 06 , 2007 by Admin

Zyra Elektorale – Faton Bislimi

Rr. Sadullah Brestovci Nr. 1
(karshi Këshillit Ekzekutiv)
60000 Gjilan, Kosovë
Tel/Fax: (0280) 327-898
Mob: 044 132 979
e-mail: fushata@gjilan.org
web: www.gjilan.org

Posted onNëntor 06 , 2007 by Admin