Për Fatonin

Deri më tani, edhe pse në moshë mjaft të re, Faton Bislimi ka arritur që të gjitha ëndërrat dhe premtimet e tij t’i kthejë në realitet – dhe jo vetëm për ambiciet e veta, por edhe për të shumë të rinjëve tjerë të Gjilanit e Kosovës.  Lindur e rritur në Gjilan, ai ka kryer shkollimet universitare në dy fakultete njëkohësisht (shkenca kompjuterike dhe matematikë), me bursë të plotë, në kohë rekorde prej vetëm tri viteve në Universitetin e Teksasit në SHBA. Menjëherë pas diplomimit nga universiteti, ai është bërë studenti i parë më i ri i pranuar në Shkollën Postdiplomike të Qeverisjes “John F. Kennedy” të Universitetit më prestigjioz në botë, Harvard, për të magjistruar në Administratë Publike dhe Zhvillim Ekonomik Ndërkombëtar, ku është nderuar me titullin me të rendësishem të kësaj shkolle, Kennedy Fellow.

Në përkrahje të të rinjëve me ambicie për arsimim kualitativ, Fatoni ka themeluar dhe udhëheq programin e bursave për studime në SHBA – Arsimim për Paqe, që për çdo vit ua mundëson katër të rinjëve të studjojnë në SHBA me bursa të plota akademike.  Fatoni është pjesëmarrës dhe ligjerues i shumë konferencave ndërkombëtare, si dhe fitues i një sër çmimesh ndërkombëtare akademike, për lidership, etj. është edhe anëtar i plotë dhe anëtar nderi i shumë organizatave ndërkombëtare e forumeve botërore. 

Përvoja e tij profesionale është majft e suksesshme dhe e larmishme. Fatoni ka përvojë edhe në majën institucionale të administrates së SHBA-ve, në Kongresin Amerikan, gjegjësisht në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit. Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ka krijuar lidhje të mira, gjatë punës për çështjen kombëtare shqiptare, me shumë personalitete të shquara amerikane, si kongresistin Joseph DioGuardi, kongresistin Tom Lantos, kongresistin Ben Gilman, senatorin John McCain, senatorin Bob Dole, kongresistin Dana Rohrabacher, etj.

Fatoni është i lindur me 12 Shkurt 1983 në Gjilan, nga prindërit Halit Bislimi dhe Safete (Shkodra) Bislimi. Ai me bashkëshortën, Arbnora (Dauti) Bislimi, jeton në Gjilan, Kosovë, edhepse mbanë leje të rregulltë pune në SHBA si dhe shtetësi Kanadeze.

Në vijim po japim një rezume të Fatonit.
    Arsimimi:

    Harvard University, JFK School of Government, Cambridge, USA Magjistër i Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administratës Publike (Qershor 2007)

    Texas Lutheran University, Seguin, Texas, USA
    I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe Matematikë (BA), (Maj 2005)

    Lidershipi:

    Themelues dhe President, Fondacioni “The Bislimi Group” dhe Programi i Bursave për Studimeve Universitare ne SHBA “Arsimim për Paqe,” Houston, Texas, dhe Prishtinë Kosovë (Prill 2006 - )

    Kryetar Themelues, Asociacioni Ndërkombëtar i Studentëve Shqiptarë, New York, USA (Tetor 2003 - )

    Kryetar, Organizata e Rinisë Shkollore, Gjilan (Tetor 1999 – Nëntor 2001)

    Ambasador i Studentëve, Texas Lutheran University, USA (2004-05)

    Koordinator për Çështje të Studentëve dhe Rinisë, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, New York, USA (2003-2007) 

    Përvoja Profesionale:

    Menagjer Projekti, UNDP, Prishtinë (Gusht 2007 - )

    Profesor, Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë (Tetor 2007 - )

    Konsultant, USAID / RTI International, Prishtinë (2006)

    Asistent Drejtor Ekzekutiv, AUK Foundation, Maine, USA (2006)

    Analist Politik, Oda Ekonomike Amerikane, Prishtinë (2005)

    Asistent për Çështje të Ballkanit, Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Kongresi i SHBA-ve, Washington, DC (2004)

    Koordinator për Kosovë, LQSHA/Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, New York, USA (2003)

    Përkthyes dhe Asistent Zgjedhor, OSBE, Gjilan (2001)

    Arsimtar i Gjuhës Angleze, SHF “Rexhep Elmazi”, Gjilan (2001)

    Inspektor i Sigurisë në Punë, BRS Halliburton Company – KFOR, Gjilan (1999-2001)

    Çmimet e Nderit dhe Akademike:

    Çmimi për Ekselencë Akademike dhe Lidership, Albanian-American Foundation, New York, USA

    Çmimi për Ekselencë Akademike, Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, New York, USA

    Çmimi Ndërkombëtar për Lidership, Civic Concepts International, Pragë

    Çmimi për Arritje të Shkëlqyeshme Jetësore, Shoqata Kombëtare e Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, USA

    Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme në Poezi, Shoqata Ndërkombëtare e Poetëve, Florida, USA

    Çmimi për Arritje Jetësore Akademike, Shoqata Akademike e Nderit Alpha Lambda Delta, USA

    Çmimi Jetësor i Anëtarësisë, Shoqata Akademike dhe Shkollore e Nderit të SHBA-ve, Alpha Chi, USA

    Çmimi Ndërkombëtar “Who’s Who” në mesin e Studentëve të Universiteteve Amerikane, Who’s Who, SHBA

    Çmimi “Shkollar Pan-Amerikan”, Akademia Amerikane e Arritjeve, USA

    Bursë e Plotë për Arritje Akademike dhe Merita, Texas Lutheran University, USA

    Bursa “Kennedy Fellowship”, JFK School of Government, Harvard University, USA

    Çmimi Presidencial për Lidership, MPAID Class of 2007, Harvard University, USA

    Anëtar Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, USA

    Anëtar i Samitit Botëror të Rinisë, Bruksel, Belgjikë

    Anëtar Nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinj të Traktatit të Atlantikut Verior, Romë, Itali

    Anëtar Nderi i Parlamentit Evropian për të Rinj, Paris, Francë

    Libra të Botuar:

    Përmbledhje Detyrash nga Matematika për Klasët V-VIII, Prishtinë, 1998

    Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat, Houston, 2006

    Shkrime të Botuara:

    Autor i dhjetrave shkrimeve dhe artikujve nga fusha të ndryshme sociale e ekonomike, të botuara në shtypin shqiptar dhe atë amerikan

    Autor i një punimi inovativ në Matematikë, botuar nga revista matemtikore Die Wurzel, Gjermani  

    Ligjerata dhe Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare:

    STACS2001, Konferenca Vjetore për Matematikë (prezentues), Frieberg, Gjermani

    Konferenca Vjetore e Lidershipit Rinor (prezentues), Pragë, Çeki

    Samiti Botëror i Rinisë (prezentues), Bruksel, Belgjikë

    Konferenca Vjetore e Letërsisë Komperative (ligjerues), Houston, USA

    Konferenca Ndërkombëtare e Dilemave të Vendeve Postkomuniste (ligjerues), Britani e Madhe Seminari Kulturor i Diasporës në SHBA (ligjerues), Houston, USA Konferenca Ndërkombëtare për Paqë dhe Pajtim (ligjerues), Britani e Madhe Konferenca Ndërkombëtare për Shoqërinë Civile, Politika Publike dhe Etnicitet (ligjerues/panelist ndërkombëtar), Winnipeg, Kanada

Posted on Nëntor 06 , 2007 by Admin

Zyra Elektorale – Faton Bislimi

Rr. Sadullah Brestovci Nr. 1
(karshi Këshillit Ekzekutiv)
60000 Gjilan, Kosovë
Tel/Fax: (0280) 327-898
Mob: 044 132 979
e-mail: fushata@gjilan.org
web: www.gjilan.org

Posted onNëntor 06 , 2007 by Admin