Merr pjesë edhe ti
Fatoni është Kandidat i Pavarur dhe si i tillë nuk ka ndonjë strukturë të organizuar politike. Prandaj, ndihma e secilit që beson në një Gjilan më të mirë e më përparimtar është e nevojshmë. Nëse jeni të interesuar të na bashkangjiteni apo ta ndihmoni fushatën tonë në cfarëdo mënyrë të mundëshme – si p.sh. përmes shpërndarjes së posterëve, apo broshurave të fushatës sonë, organizmit dhe pjesëmarrjes në takimet me qytetarë, etj – ju lutem na kontaktoni menjëherë ose përmes emailit fushata@gjilan.org apo përmes numrave të telefonit të Zyrës sonë Elektorale në (0280) 327 898 apo mobil 044 132 879.
Ndihma juaj tani është ndihmë për një të ardhme të sigurtë dhe më të mirë për Gjilanin. Vepro sot që nesër të keshë një Gjilan që e meriton.
Ju faleminderit!
