Intervistë me Faton Bislimin, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Gjilanit
Z. Bislimi, çka iu shtyri të kandidoheni si i pavarur për kryetar tw komunës së Gjilanit?
Kerkesa dhe deshira e qytetareve te Gjilanit per jete me te mire dhe per nje Kumone me perparimtare, eshte njera prej arsyeve qe me shtyri te futem ne kete gare. Tutje, eshte edhe vullneti im i paster per te punuar ne te mire te te gjithe gjilanaseve pa asfare dallimi a privilegjimi, per cka edhe vendosa qe te kandidohem si i pavarur. Fundja, kryetari i komunes duhet te jete perfaqesues i pergjitheshem i te gjitheve dhe i paanshem - dhe ne politiken kosovare ne e dijme se lideret e dale si produkte partiake u mbesin besnike partive te tyre dhe punojne shumehere njeanshem ne favor te grupacioneve te ndryshme duke lene anash interesin e pergjithshem te qytetareve. Mandej, shkollimi dhe eksperienca ime ne Amerike dhe neper boten perendimore me ka mundesuar te krijoj lidhje te mira me shume personalitete dhe organizata Amerikane e nderkombetare te cilet lehte do t'i angazhoja ne plane zhvillimore per Gjilanin dhe ne te mire te komunes sone. Perfundimisht, ajo qe me shtyri te kandidohem eshte besimi ne nevojen e sinqerte te komunes se Gjilanit per ecje perpara dhe jo stagnim per shkak te kacafytjeve partiake, per transparence dhe efikasitet te qeverisjes lokale, per zhvillim ekonomik lokal te qendrueshem, dhe per nje administrate lokale nen lidership te pervojes Amerikane.
-Cilat janë pritjet e juaja, në zgjedhjet lokale të 17 nëntorit?
Si cdo kandidat tjeter, edhe une besoj ne ate se votuesit gjilanas do te bejne zgjedhjen e duhur. Pres qe zgjedhjet te shkojne normalisht dhe pa ekcese. Mendoj se keto zgjedhje jane nje mundesi per ndryshime thelbesore dhe do te nxjerrin ne pah faktin se qytetaret nuk do te votojne me ne amulli, por me vemendje te thelle. Nderkohe, me duhet te them gjithashtu se kam pershtypjen se qytetaret ndihen indiferent ndaj zgjedhjeve dhe mundesise per ndryshime me voten e tyre. Kjo besoj se ka ardhur si pasoje e keq-qeverisjes dhe mospermbushjes se premtimeve paraprake nga ata qe moren voten e popullit me heret, dhe nga mosangazhimi serioz i opozites ne kerkim te zgjidhjeve per problemet e qytetareve, por involvimi i tyre ne lufte per pushtet dhe grindje nderpartiake. Prandaj, ka mundesi qe nje numer relativisht i vogel i zgjedhesve do te hedhin voten, gjeresa une do t'u apeloja te gjitheve qe te permbushin kete obligim qytetar dhe te votojne per ata qe kane mundesi reale per te sjellur lidership te ri dhe perparim te vertete per komunen tone.
-Mendoni se jeni njeriu më i përshtatshëm për votuesin gjilanas?
Nese bazohemi ne kerkesat qe kane banoret e Gjilanit, besoj se po. Gjilanasit ne pergjithesi thone se jane te ngopur me premtime te parealizuara; me familjarizem; me mosfunksionim te denje te ligjit; me privilegjim te grupeve te caktuara politike; me moszhvillim ekonomik; me papunesi; me sistem te dobet te shendetesise; me administrate lokale joefikase; me korrupsion; dhe me mungese te perspektives. Te rinjte gjilanas, ne vecanti, thone se jane te ngopur me sistem shkollor joefikas; me mungese te kushteve te duhura per shkollim adekuat; me pamundesi per te fituar pervoja pune brenda dhe jashte Kosoves; me mungese te vendeve zbavitese dhe sportive; dhe me mungese te nje te ardhme ne mundesi zhvillimi profesional dhe punesimi. Mos t'i harrojme edhe punonjesit e arsimit dhe ata te shendetesise si dhe mborjtesit e rendit publik - qe nuk kane as kushtet elementare per kryerje te denje te obligimeve te tyre dhe per avancim te metutjeshem profesional. Dhe, per te gjithe, normalisht vlene fakti se gjendja ekonomike eshte krejtesisht e papranueshme. Prandaj, une perfaqesoj ate qe ka mundesi reale te ofroje zgjidhje te verteta per keto probleme. Jam i ri, energjetik, i arsimuar, me pervoje, dhe mbi te gjitha i perkrahur nga fuqia qe edhe sot po mbane Kosoven - SHBA-te. Une jam lind e rrite ne kete vend, ne Gjilan. Jam shkolluar (studimeve universitare ne dy fakultete dhe magjistrature ne administrate publike dhe zhvillim ekonomik nderkombetar) ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, respektivisht ne Universitetin e Harvardit. Kam pervoje te bujshme ne arenen nderkombetare dhe jam ne lidhje te forta me njerzit me me influence ne aleatin tone kryesor, SHBA. Dhe, jam krenar qe asnjehere nuk kam qene pjese e ndonje qeverisje apo grupacioni politik ne Kosove, pasi qe kjo ka ruajtur integritetin tim. Prandaj, si kryetar i Gjilanit une do te perfaqesoja liderin qe do ta perkrahte bota perendimore, sepse une vec jam i lidhur ne arenen nderkombetare dhe keto lidhje do t'i shfrytezoja krejtesisht ne te mire te Gjilanit.
-Besoni se qytetarwt gjilanas janë pwr ndryshime ?
Normalisht se po. Me thuani kush jane te kenaqurit me gjendjen e tanishme? Nuk besoj se ka. Dhe nese ka, ata jane te paket. Ndryshimet jane themelore per te arritur progres. Gjilanaset duhet te orientohen per ndryshime themlbesore ose per ndryshime kosmetike. Une perfaqesoj mundesine per ndryshime thelbesore. Sjelle lidership te ri, te paanshem, dhe proaktiv per komunen. Nderkohe, nese gjilanaset vendosin per ndryshime kozmetike, atehere do te ballafaqohet me te njejtat probleme, bile edhe me te medha, ne te ardhmen e aferte. Kryesorja qe duhet kuptuar ketu eshte se jane qytetaret e Gjilanit ata qe do te mund te vendosin per ose kunder ndryshimeve thelbesore qe do t'i mundesonin Gjilanit ecje te sigurte perpara nen ombrellen e perkrahjes se fuqishme te personaliteve dhe bizneseve nga metane atlantikut. Prandaj, tani duhet bere kete zgjedhje - te ecim perpara ne nje epoke te re me lider te ri, apo te ngecim aty ku jemi dhe te hedhim voten sa per te bere ndonje ndryshim kozmetik?!
-Çka do t’iu ofroni qytetarëve të Gjilanit gjatë fushatës?
Gjilanaseve iu ofroje ate qe eshte e realizueshme dhe e zbatueshme ne praktike dhe asgje qe vetem tingellon mire, por nuk mund te realizohet. Iu ofroj lidership te ri, energjetik, proaktiv, te paanshem. Ju garantoj nje administrate efikase nen lidershipin tim. Iu ofroj plan te implementueshem te zhvillimit ekonomik lokal; punesim ne baze te meritave; mundesi shkollimi ne SHBA dhe Kanada per te rinjte; permiresim te kushteve mesimore neper shkolla; zgjidhje graduale te problemeve urbanistike; sjellje te investimeve Amerikane dhe Kanadeze ne komune - dhe si rezultat, krijimin e vendeve te reja te punes; menagjim me adekuat te buxhetit dhe zhvillim te politikave buxhetore qe do te sillte mundesi per grante suplementare per te ardhurat per sherbyesit publik si ne shendetesi, arsim, polici, e sherbime tjera publike. Gjilanaseve u garantoj se keto nuk jane premtime gojore, por pjese e planit time per nje Gjilan perendimor. Une i beje keto premtime konkrete pasi qe ne bashkepunim me perkrahesit e mi nga fusha e politikes dhe biznesit ne SHBA dhe Kanada do te arrija t'i realizoja te gjitha dhe gjithehere ne te mire te qytetareve. Une nuk jam kthyer ne Gjilan per interes personal apo ekonomik. Mbaj shtetesi Kanadeze dhe leje pune te rregullte ne SHBA. Kam kryer studimet postdiplomike nga universitetit me i famshem i botes, Harvard University, dhe kam mundesi te punesohem me rroge te mire dhe te beje nje jete luksoze ne pernedim. Por, une nuk e kam zgjedhur rrugen e perfitimeve personale, por ate te sherbimit ndaj popullit tim. Prandaj, kam edhe perkrahjen e atyre qe mund te ndihmojne konkretisht ne realizimin e planit tim per nje Gjilan perendimor. Sic e dini, une edhe sot kam programin e bursave dhe iu mundesoj 4-5 studenteve ne vit te shkollohen ne SHBA me bursa. Dhe, tani jam duke negociuar per programe te punesimit sezonal te Gjilanaseve ne Kanada, dhe besoj se edhe kjo do te realizohet. Prandaj, ato qe une premtoj gjithehere bazohen ne mundesi reale dhe faktike per implementim.
-Si e vlerësoni punën e qeveritarëve komunalë që udhëheqin aktualisht?
Mendoj se vleresimin me te mire per punen e udheheqjes aktuale te komunes do ta jep populli i Gjilanit ne diten e zgjedhjeve. Nese ata jane te kenaqur me kete qe eshte bere ne Gjilan ne vitet e fundit, atehere do te votojne per kete udheheqesi. Por, nese qyetetaret e Gjilanit nuk jane te kenaqur me punen e bere deri me tani nga kjo udheheqesi e qeverisje lokale, atehere ata do te votojne per energji te re, per lidership te ri per komunen - do te zgjedhin avancimin kundrjete ngecjes, dhe progresin kundrejt regresit. Pune e qeverisjes lokale flet vet. Shiqoni Gjilanin dhe mendoni - ku eshte momentalisht dhe ku do te kishte mund te jete nese do te kishte nje lidership te perkrahur ne rradhe te pare nga qytetaret ne pergjithesi pa dallime partiake dhe nga personalitete nderkombetare me influence politike e ekonomike? Une perfaqesoj kete fryme te re per Gjilanin dhe do t'i mbetem besnik betimit tim per nje Gjilan te standardeve perendimore - sepse ky eshte misioni im: progresi i vazhdueshem per Gjilanin, dhe jo marrja me te kaluaren. Per te kaluaren, qytetaret e kane mundesine te denojne apo shperblejne ata qe kane qene te involvuar ne qeverisjen lokale kur te votojne. Vota e tyre ne favor te strukturave tanime te hargjuara politike e partiake do te jete shperblim per nje te kaluar te qeverisjes lokale per te cilen shumica e qytetare te Gjilanit nuk ndihen krenare, ndersa vota e tyre per gjak te ri, per lidership te ri te paanashem, te pakomprimituar e asnjehere te involvuar ne keq-qeverisje do te ishte mundesi per ecje para me vendosmeri ne nje epoke te re, duke pamudesuar vazhdimin e amullise politike dhe stagnimit te komunes.
-Çka do të bënit ndryshe po të udhëhiqnit ju komunën gjatë këtij mandatit?
Ajo qe une do te beja ndryshe fillimisht lidhje me vet faktin qe une jam ndryshe nga klasa politike e Gjilanit. Une nuk jam arsimuar e as frymezuar politikisht neper kuvendet e rinise komuniste e as asaj socialiste. Vije me pervoje, arsimim kualitativ, dhe frymezim per demokraci funksionale dhe efikase per te gjithe, te marre nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sjelle nje fryme dhe vizion te ri per Gjilanin, qe shkon drejt ngritjes se kapaciteve komunale gjithehere ne favor dhe ne sherbim te qytetareve. Si Kryetar Komune, une do te bashkepunoja ne menyre te paaneshme me Kuvendin dhe te gjithe anetaret e Kuvendit Komunal. Do te insistoja ne nje administrate efikase dhe me udheheqes meritore te drejtorive komunale duke mos lejuar qe drejtoret te zgjedhen si shperblim per punen e tyre ne parti, por vetem si shperblim per arritjet e tyre profesionale ne lemine perkatese. Do te krijoja nje komune krejtesisht transparente me qytetaret dhe do te fokusoja te gjitha investimet aty ku me se shumti jane te nevojshme dhe ku me se shumti i shkojne ne favor Komunes. Do te mundesoja lidhje te Gjilanit me komuna tjera ne SHBA dhe Kanada jo vetem sa per te bere ceremoni binjakzimi, por per te punuar konkretisht ne fusha te interesit te perbashket - sic eshte mundesi shkollimi jashte per nxenes dhe studente te Gjilanit, dhe mundesi punesimi sezonale jashte vendit per gjilanasit. Prandaj, ajo qe une do te beja ndryshe do te ishte ajo qe duhet bere gjithehere duke patur si objektiv primar interesin e qytetarit te Gjilanit dhe jo te partise apo ndonje grupi te posacem.
-Cilët do të jenë hapat e parë, nëse do të fitoni besimin e qytetarëve për të udhëhequr në Gjilan?
Hapat e pare, nese qytetaret do te me jepnin besimin te udheheqe komunen tone, do te ndermirreshin ne favor te realizimin te programit tim per Komunen e Gjilanit. Ky program perfshin projekte madhore dhe shkon ne te mire te te gjithe qytetareve te Gjilanit. Me konkretisht, do te insistoja dhe do te vendosja meritokraci dhe pergjegjesi ne administraten e pushtetit lokal. Do te krijoja nje udheheqje administrate efikase dhe pro-qytetare dhe te paaneshme politikisht. Po ashtu, per te krijuar nje demokraci lokale me funksionale, do t'u jepja me shume mundesi veprimi edhe organizatave joqeveritare dhe shoqerise civile. Si prioritet do te vendosja zhvillimin ekonomik lokal, ne te cilen fushe jam edhe i specializuar ne Harvard, si dhe krijimin e mundesive per shkollim kualitativ dhe mundesi punesimi brenda dhe jashte vendit edhe per te rinjte e komunes. Rinia eshte resursi yne me i vlefshem. Prandaj, atyre duhet ofruar mundesi per zhvillim profesional adekuat. Nuk dua te them se duhet te gjithe te leshojme Kosoven e Gjilanin e te shkojme jashte, por dua te them se duhet krijuar mundesi per te gjithe, e vecanerisht per rinine. Programet e mia per punesim sezonal jashte vendit u mundesojne gjilanaseve te kene te ardhura te sigurta te nivelit me te larte, por nuk krijojne gurbetqare te rinje. Eshte fakt nese thuhet se shumica e gjilanaseve nuk do te donin te leshonin gjilanin e Kosoves pergjithemone sikur ketu te kishin te ardhura dinjitoze dhe nje komune funksionale. Une pretendoj te arrije te zhvilloj qytetin tutje duke zhvilluar qytetarin - duke i dhene mundesi atij te forcohet qofte ekonomiksht ashtu edhe shoqerisht. Nje komune e forte vjene vetem atehere kur kemi nje shoqeri te zhvilluar, dhe nje shoqeri e zhvilluar vjene vetem atehere kur kemi nje individ me mundesi dhe perspektive. Prandaj, gjithecka ka te beje, ne fund te fundit, me secilin qytetar te Gjilanit dhe mireqenja e secilit qytetare te gjilanit eshte pjese thelbesore e prioriteteve te mia dhe planit tim per Gjilanin.
Intervistë për InfoPress dhe KosovaPress