Faton Bislimi, kandidat i pavarur për Kryetar të Gjilanit, forcon lidhjet me perëndimin në prag të zgjedhjeve - kthehet nga Kanadaja me një sër projektesh në të mirë të Gjilanit
Bislimi merrë pjesë si ligjerues dhe panelist ndërkombëtar në konferencën ndërkombëtare mbi etnicitetit, shoqërinë civile, dhe politikat publike në Winnipeg të Kanadasë
Toronto, 4 Tetor 2007 — Me ftesë të Universitetit të Winnipegit, Universitetit të Manitobës dhe Kryetarit të Asociacionit Kanadez për Studime Etnike (CESA), Faton Bislimi udhëtoi për në Winnipeg, Kanada më 26 Shtator për të marrë pjesë si ligjerues dhe panelist ndërkombëtar në konferencën ndërkombëtare të 19-tën me rradhë mbi cështjen e etnicitetit, shoqërisë civile dhe politikave publike. Gjatë punimeve të konferencës, në të cilën merrnin pjesë personalitete të njohura ndërkombëtare nga e gjithë bota, e vecanërisht diplomatë kanadezë e amerikanë, si dhe akademikë të njohur në këtë fushë, Bislimi ka bërë një prezantim mbi religjionin dhe minoritetet në Kosovë gjithëherë duke argumentuar fuqishëm për pavarësinë e Kosovës pa asnjë humbje kohe të mëtutjeshme. Po ashtu, në ditën e parë dhe në seancën plenare të konferecës, Bislimi ka shërbyer si panelist ndërkombëtar për temën “Inkuadrimi I minoriteteve dhe qeverisja e mirë” së bashku me Dr. John Packer, profesor në Universitetin e Essex-it ne Britani dhe ish-drejtor I Zyrës së Komisionerit të OSBE-se për Pakica Kombëtare, Dr. Brian Philips, Drejtor për Politika Publike dhe Minoritete në Agjensinë Kanadeze për Zhvillim Ndërkombëtar (CIDA), dhe Dr. Vitalyi Mankar, Drejtor I Institutit për Studime Etnike nga Universiteti I Kievit, Ukraine.
Gjatë fjalës së tij në këtë sesion plenar, Bislimi theks të vacantë vuri në cështjen e Kosovës dhe mundesive që ky shtet në formim e sipër u jep minoriteteve për të patur një jetë të sigurtë dhe për të qenë të barabartë me shumicën. Përveq theksit mbi Kosovën, Bislimi foli edhe në përgjithësi për qeverisjen e mirë dhe minoritetet duke theksuar se gjithëcka fillon me individin në shoqëri - si emancipimi a edukimi, po ashtu edhe degradimi a degjenerimi. Prandaj, duhet kushtuar vemendje të vecantë mirëqenjes së individid për të arritur tek një shoqëri që duam, dhe kjo mund të bëhet përmes politikave adekuate publike që për qëllim kanë interesin e gjithëmbarshëm të shoqërisë së një vendi.
Në takime të vecanta gjatë konferencës që zgjati deri më 1 Tetor, Bislimi shfrytëzoi rastin që të krijoj mundësi reale për zhvillim të mëtutjeshëm të Gjilanit dhe Kosovës, pasi që tani ai është edhe kandidat I pavarur për kryetar të Gjialnit. Në takim me z. Phillips nga CIDA, Bislimi u angazhua që të krijojë një mundësi bashkëpunimi në mes komunës së Gjilanit dhe CIDA-s në projekte të mëdha kapitale, pasi që CIDA sikur USAID-i amerikan ndihmon shumë vendet e pazhvilluara. Bislimi ka marrë garanca nga z. Phillips se së shpejti do të aranzhohet një takim specifik për të parë se cilat janë projected kapitale ku ndihma e CIDA-s do të ishte tejet e mirseardhur.
Përvec me CIDA-n, Bislimi ka patur takime të njëpasnjëshme edhe me zyrtarë të Universitetit të Winnipeg it (si me Dr. John Lehr, dekan dhe president I CESA-s), të Universitetit të Calgary-it (Dr. James Friderius), të Universitetit të Manitobës (Dr. Lori Wilkinson), dhe të Universitetit të Queens (Dr. Audrey Kobayashi), dhe me të gjithë këta ka biseduar për mundësinë e ofrimit të bursave për studentë nga Gjilani dhe Kosova që duan të vazhdojnë studimet jashtë vendit. Ttë gjithë këta zyrtarë të lartë të këtyre universiteteve prestigjioze kanadeze janë impresionuar me punën e deritashme të Bislimit dhe Programit të Bursave Arsimim për Paqe që ai vet e ka themeluar, që për momentin u mundëson 4-5 studentëve në vit shkollim me bursa në SHBA, dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për inkuadrimin e universiteteve që përfaqësojnë në këtë program bursash të Bislimit duke rritur kështu numrin e bursave, dhe si rezultat numnrin e studentëve dhe nxënësve të vyeshëm që duan të shkollohen në SHBA dhe Kanada. Tani, ka mbetur cështje protokolare që duhet kryer përmes fondacionit të Bislimit për të arritur deri tek marrëveshjet finale për bursa. Nuk ka dyshim, se brenda një kohe të shkurter, e ndoshta edhe për vitin e ardhshëm akademik, programi I Bursave Arsimim për Paqe I Bislimit do të arrijë të ketë në gjirin e vet edhe këto universitete kanadeze duke iu mundësuar kështu të rinjëve arsimim sa më kualitativ, të njohur ndërkombëtarisht, dhe që u jep mundësi punësimi gjithëkund.
Ndërkohë, Bislimi ka patur edhe një takim shumë të rëndësishëm me zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Imigracionit të Provincës së Manitobës, Kanada - si me znj. Kerin Sharma, ku është biseduar për mundësinë e krijimit të programeve të punësimit për Kosovarë, gjegjësisht Gjilanasë. Manitoba është njëra prej provincave që ka arritur një bum ekonomik kohëve të fundit në Kanada dhe ka nevojë për fuqi punëtore. Pritet që vitin e ardhshëm, kjo provincë të kërkojë rreth 10,000 punëtorë - një pjesë e të cilëve do të jenë të përhershëm dhe një pjesë sezonal. Bislimi ka inicuar menjëherë mundësinë e krijimit të një programi punësimi për pjesën e papunë të komunës së tij. Propozimi I Bislimit është mirëpritur nga zyrtarë të kësaj ministrie, dhe është vendosur që të vazhdohen bisedat dhe përgatitjet e një programi të tillë. Sipas këtij programi, Bislimi do t’u mundësonte një numri të konsiderushëm të qytetarëve të komunës së tij të punojnë në Manitoba, Kanada, si punëtorë sezonal duke lehetësuar kështu barrën ekonomike të familjeve të tyre. Për një gjilanas, do të ishte mëse e mjaftueshme një punë sezonale në këtë vend për 3-4 muaj, sepse do t’I sjellta të ardhura që ai nuk do ti mund të merrtë ne Kosovë as për 3-4 vite punë të rregulltë.
Sic shihet, gjerësa Bislimi ka munguar nga Gjilani dhe debatet tani më të filluara parazgjedhore, ai ka punuar në të mirë të komunës që pretendon at udhëheq. Në vend se të merret me grindje partiake e politike sikur klasa e tanishme e komunës së tij, Bislimi ka qëndruar jashtë vendit dhe tani është kthyer me një sër programesh që do të arrij t’I iplmentoj në favor të Gjilanasëve, prej momentin që ata I japin atij besimin për të udhëhour komunën. Ky angazhim serioz dhe konkret I Bislimit për të përmbushur misionin e tij për një Gjilan perëndimor, tregon se ai nuk është politikani ynë tipik, por është një lider I virtyteve të larta, I integritetit, dhe vullnetit të pafund për të përmirësuar jetën e të gjithë banorëve të komunës së tij.
Në këtë udhëtim zyrtar në Kanada, Bislimi ka qenë I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, si dhe dy delegatë nga Kosova të sponzoruar nga fondacioni i Bislimit që kanë prezantuar një punim të tyrin mbi Kosovën në këtë konferencë. Ai tani është kthyer në Gjilan për të punuar me përkrahësit e tij dhe popullin e kësaj komune për të siguruar fitoren e duhur për Gjilanin në zgjedhjet e 17 Nëntorit.