Kandidati i Pavarur për kryetar i Gjilanit, sfidon të përzgjedhurit e partive
Faton Bislimi dhe Shpresa e Qytetarëve të Gjilanit
Gjilan, 17 Shtator 2007 —Një ndër thëniet më të përmendura nga qytetarët e rëndomtë jo vetëm këtyre ditëve, por edhe kohë më parë sa herë që temë diskutimi është qeverisja, është pa dyshim thënia “ishalla vjen në krye një gjeneratë e re, e bëhet mirë, se ndryshe nuk po bën.” Dhe, sikur që kjo shpresë apo lutje e qytetarëve tani më veq ka mundësinë të shëndërrohet në realitet për komunën e Gjilanit në zgjedhjet e nëntorit, pasi që kandidaturën e tij për Kryetar Komune e ka bërë publike edhe Faton Bislimi, si kandidat i pavarur.
Faton Bislimi ka vetëm 24 vjet dhe në Gjilan njihet si i riu që ka kthyer ëndërrat në realitet, mandej jo vetëm për vetën e tij, por edhe për shumë të tjerë. Është lindur e rritur në Gjilan ku edhe ka përfunduar shkollimin e mesëm. Gjatë shkollimit të mesëm në Gjimnazin “Zenel Hajdini,” Fatoni ka krijuar dhe udhëhequr me sukses Organizatën e Rinisë Shkollore (ORSH) e cila ka qenë organizata më aktive joqeveritare në Gjilan për dy vite nën lidershipin e Fatonit, duke implementuar projekte te ndryshme në të mirë të qytetarëve të Gjilanit e vecanërisht rinisë në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si USAID, OSCE, Caritas, etj. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, Faton Bislimi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka studjuar në Universitetin e Texas-it (TLU) me burse të plotë dhe në afat rekord prej vetëm tri viteve ka arritur të diplomojë me nderimet më të larta akademike nga dy fakultete – shkenca kompjuterike dhe matematike, duke arritur të jetë edhe studenti i vitit të universitetit për suksesin e tij aq të lartë akademik. Menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Maj 2005, Fatoni ka vazhduar studimet e magjistratures ne shkollën më të njohur të botës, në Universitetin e Harvardit, në Shkollën Postdiplomike të Qeverisjes John F. Kennedy, ku ka magjistruar në Administratë Publike dhe Zhvillim Ekonomik Ndërkombëtar në Qershor 2007. Edhepse mbanë dokumentacion të rregulltë të punës në SHBA dhe shtetësi Kanadeze, Fatoni pas magjistrimit i është kthyer jo vetëm familjes por edhe Gjilanit me dëshirë dhe vullnet që gjithë dijën dhe përvojën që ka ta shfrytëzoj në të mire të qytetarëve të vendlindjes së vet.
Faton Bislimi, sa i përket përvojës, ka një përvojë të bujshme si në Kosovë ashtu edhe jashtë, në SHBA. Në Kosovë ka punuar për shumë organizata ndërkombëtare (USAID, Odën Ekonomike Amerikane, OSCE, UNDP, etj), kurse përvoja e tij më e rëndësishme në SHBA është në Kongresin e SHBA-ve, ku Fatoni ka qenë shqiptari i vetëm që ka shërbyer si asistent për cështje të Ballkanit në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit të SHBA-ve në Washington, DC gjatë verës se 2004-tës. Gjithëherë i përkushtuar për cështjen kombëtare, ai ka bashkëpunuar me shumë personalitete amerikane e ndërkombëtare, si kongresistët Tom Lantos, Ben Gilman, Dana Rohrabacher, Henry Hyde, Senatorët Bob Dole, John McCain (kandidat për President te SHBA-ve), etj. Bashkëpunim të vecantë Fatoni ka edhe me kongresistin e mirënjohur për shqiptarët, Joseph DioGuardi dhe Këshilltaren për Cështje të Ballkanit, znj. Shirley Cloyes, të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Që nga marsi 2006, Fatoni ka themeluar dhe udhëheq fondacionin “The Bislimi Group” (www.bislimi.org) me seli ne Houston, Texas dhe me zyre vendore ne Prishtinë, që përmes Programit të Bursave për Studime në SHBA – Arsimim për Paqe – ndanë tetë bursa për studime në Universitetin e Texasit (TLU) për talentë të rinjë nga Kosova që duan të shkollohen në SHBA. Gjenerata e parë e bursistëve të Fatonit kanë filluar studimet në TLU në Gusht 2006, kurse gjenerata e dytë do të fillojë në Dhjetor të këtij viti.
Ndërkombëtarisht, Fatoni është i njohur si ekspert për cështje të arsimimit kualitativ dhe zhvillimit ekonomik, pasi që është ftuar të ligjeroj nëpër një sër konferencash ndërkombëtare në SHBA e Evropë. Ai po ashtu ka qenë shqiptari i parë që i ka siguruar Kosovës përfaqësim në Samitin Botëror të Rinisë dhe nëpër konferenca e forume tjera ndërkombëtare. Është anëtar nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinjë të Traktatit të Atlantikut Verior për Evropë, Shoqatës së Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, Akademisë Amerikane të Shkollarëve të Nderit, Akademisë Amerikane të Liderëve të Rinjë, etj. Fatoni gjithashtu është edhe autor i një libri të matematikës për shkollarët fillore, dhe një libri tjetër me analiza socio-ekonomike “Në Rrugëtim me Kosovën” të botuar në Houston, Texas, në Prill 2006.
Duke patur parasysh të arriturat e tij të deritashme, që për një moshatar të tij janë thuajse të pamundshme, Fatoni prapseprap i mbeti besnik fjalës së tij se do të merrte përvojat më të mira amerikane për t’u kthyer në vendin e tij. Ai tani pretendon postin e të parit të Gjilanit për të kthyer Gjilanin në një qytet më dinjitet dhe krenari, duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën, zhvillimin ekonomik lokal, si dhe shërbimet tjera të domosdoshme për qytetarë. Duke patur një përkrahje të fortë nga miqtë e tij me influence të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai futet në këtë garë si kandidat i pavarur për të realizuar programe progresive për qytetarët, për të sjellur një frymë të re me përvojë amerikane në qeverisjen lokale të Gjilanit. Tani vetëm mbetet për të parë se sa besnik do t’i qendrojnë dëshirës së tyre “për dicka të re, e për nje gjeneratë të re” qytetarët e Gjilanit.